Një dem i tërbuar ka goditur për vdekje kalin e toreadorit dhe më pas ka arritur të ikë nga “koloseumi”, duke detyruar kështu organizatorët ta qëllojnë për vdekje në parkingun e një qyteti kolumbian.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Dimas Avella në komunën Aguazul në pjesën qendrore të Kolumbisë gjatë një festivali të demave, transmeton Telegrafi.
Në video shihet demi duke e goditur me brinjë demin i cili më pas rrëzohet dhe e godet disa herë, goditje këto që ishin fatale për kalin.
Por, është interesant se si toreadori që kalëronte arrin të shpëtojë kur në ndihmë i dalin kolegët që e shpërqendrojnë demin, që ikë nga “koloseumi” duke i detyruar ta policët qëllojnë me armë.
Harvey Ramirez, komandant i zjarrfikësve në Casanare ka njoftuar se katër persona janë lënduar, kurse fal intervenimit të policisë, demi që kishte dalë nga kontrolli qëllohet me armë. /Telegrafi/