Telegrafi

Demi i tërbuar ikën nga thertorja dhe futet në një restorant kinez, lëndon rëndë dy persona (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur demi i tërbuar futet brenda një restoranti kinez, dhe godet një grua dhe një burrë, duke bërë kështu që i gjithë lokali të shkatërrohet derisa tentonte të dilte sërish jashtë.

Raportohet se demi kishte tentuar të ikën dhe duke vrapuar ishte futur me vrap në restorant duke sulmuar një burrë dhe një grua, që nga goditjet e fuqishme i hedh disa metra larg, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit kanë filmuar momentin kur demi futet dhe fillon të vrapojë me shpejtësi në drejtim të viktimave. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin kinez Yancheng në lindje të vendit.

Mediat lokale raportojnë se demi kishte ikur nga një thertore që nuk ishte larg restorantit, dhe duke menduar se do t’i shpëtojë masakrimit ishte futur në lokal. Megjithatë raportohet se demi në fund ka përfunduar në duart e kasapit. /Telegrafi/