Telegrafi

Demi i tërbuar ia ngul brinjët në shpinë toreadorit dhe disa herë e hedh në ajër (Video, +18)  

Një toreador është mbuluar në gjak nga goditjet e njëpasnjëshme që i ka pranuar nga demi i tërbuar, që i ngulte brinjët në shpinë dhe e hidhte në ajër.

Pamjet rrëqethëse të publikuar në internet shfaqin burrin e paemëruar i cili e pëson keq nga demi, i cili përpos që e godet dhe ia ngulte brinjët në shpinë, ai vazhdimisht e hidhte në ajër, transmeton Telegrafi.

Por, edhe pse toreadorët tjerë mundoheshin ta shpërqendrojnë demin, ai dukej i vendosur që ta bëjë për spital burrin e pafat.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në festivalin e Antonio Raimondi në pjesën veriperëndimore në Peru.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e toreadorit, ndërkaq besohet se demi pas këtij sulmi të befasishëm ka përfunduar në duart e kasapit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=e_9XM-AEz_c