Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një toreador goditet me brinjë në gjoks nga demi i zemëruar, gjatë një ‘spektakli’ të organizuar në Mexico City.
Matadori Antonio Romero ishte viktimë e demit 1.160 kilogramë i njohur me nofkën Caporal, i cili ia nguli brinjët 25 centimetra në gjoks, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar në internet, matadori mund të shihet duke qëndruar i përgjakur në tokë pas goditjes së marrë nga demi i tërbuar.
Mediat lokale raportojnë se ai është dërguar me urgjencë në spital dhe se ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ngjarja besohet të ketë ndodhur gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/