Site icon Telegrafi

Demi shtyp dy persona, ua ngulë brinjët dhe i tërheq zvarrë rrugëve të qytetit spanjoll

Ky është momenti rrëqethës dy burra shtypen brutalisht nga demi, gjatë festivalit të demave që organizohet çdo vit në Spanjë.

Pamjet amatore nga vendi i ngjarjes shfaq turmën duke brohoritur, dhe një burrë i cili përplaset në tokë nga demi dhe që kur një tjetër i del në ndihmë e pëson edhe ai, transmeton Telegrafi.

Në festivalin e demave në Humanes de Madrid, dyshja kanë pësuar lëndime të rënda, pasi përpos që i shtypi demi edhe ua ngulte brinjët dhe i tërhiqte zvarrë.

Nga spitali i Madridit është bërë e ditur se që të dy burrat janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv, ku pas tretmanit gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.

Kjo nuk është hera e parë që persona të shumtë e pësojnë edhe me jetë, gjatë këtij festivalit që konsiderohet tradicional në Spanjë. /Telegrafi/

Exit mobile version