Site icon Telegrafi

Demi rrëzon tribunën e improvizuar me spektatorë, publikohen pamjet e momentit të frikshëm (Video)

Ky është momenti dramatik kur një dem bën pothuajse një duzinë njerëzish që të fluturojnë pas shkatërrimit të një tribune të improvizuar gjatë festivalit vjetor të verës në Spanjë.

E kjo, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi, edhe pse shikuesit menduan se ishin të sigurt të vendosur në qëndrimin e tyre prej druri në qytetin Serra në veri të Valencias.

Por imazhet televizive të ngadalësuara treguan se kafsha sulmoi pjesën e poshtme të saj, duke rrëzuar disa prej tyre.

Bëhet e ditur se nga kjo, së paku dy veta u dërguan në spital, për trajtim të lëndimeve të marra. /Telegrafi/

Exit mobile version