Ajo është e njohur për pozat tërheqëse, e disa edhe provokuese në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për modelen Demi Rose, e cila edhe kësaj radhe nuk ka dëshpëruar fansat e saj me disa fotografi të postuara.
25-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram, ka ndarë disa imazhe teksa thekson linjtat e saj trupore.
E veshur me një fustan të zi dhe të ngushtë, Demi ka vendosur që të grimohet me ngjyra të ndezura.
Ndërkaq, modelja ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur se duket njëjtë sikurse nëna e saj, Christina, që ndërroi jetë një vit më parë.
Demi për momentin është duke qëndruar në Londër, pasi kishte shkuar atje dhe më pas ishte izoluar për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/