Modelja e njohur, Demi Rose, vazhdon të jetë ndër më të përfolurat ndonjëherë.
Krejt kjo, për shkak të postimeve provokuese që ajo bën, që shpesh herë ngjall reagime nga miliona ndjekësit e saj.
Sidoqoftë, bukuroshja brune tash e një kohë është duke shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës, nga ku edhe po realizon fotosesione të ndryshme.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur duke shijuar rrezet e diellit, ndërsa nuk lë anash ekspozimin e të pasmeve.
“Unë për ty dhe ti për mua”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
E veshur me bikini të zeza, të cilat mezi vërehet në fotografi, Demi ka vendosur të mbajë edhe një kapele të madhe në kokë.
Në disa imazhe të ndara me fansat, ajo është parë nën shoqërinë e qenit të saj, për të cilit duket se kujdeset mjaft shumë. /Telegrafi/