Telegrafi

Demi Rose tërheq vëmendje me fotografitë e realizuara gjatë pushimeve në Ibiza

Demi Rose Foto: Instagram/demirose

Demi Rose, është ndër modelet me famë ndërkombëtare, për të cilën flitet shumë në faqet rozë.

Në rrjetin social Instagram ajo ka rreth 15.6 milionë ndjekës, të cilat e mbështesin në secilin hap të mundshëm.

Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit të modeles, si përherë ajo është shfaqur atraktive.

E veshur me një fustan që në pjesën e sipërme ishte me dizajn leopardi, Demi ka theksuar linjat e formësuara trupore.

Të njëjta imazhe nga ana e saj po shkrepen në Ibiza, vend në të cilin është duke qëndruar për muaj të tërë.

Ndër të tjera, bukuroshja brune solli edhe një peizazh nga ku po qëndron, që la mbresa tek mijëra fansa të saj. /Telegrafi/