Telegrafi

Demi Rose sjell imazhe ‘të nxehta’ nga Ibiza, por fytyra e saj rri e ngrysur (Foto)

Modelja e njohur Demi Rose nuk di të ndalet!

Së fundmi ajo ka realizuar një set të ri fotografik me rroba banje në Ibiza.

Ajo ka pozuar për markën “Wolf & Whistle”, ndërsa nuk kanë munguar sërish krahasimet e saj me Kylie Jenner.

Lexo po ashtu Demi Rose e vërteton edhe njëherë se është ndër femrat më 'të nxehta' në planet (Foto)

Demi edhe këtë herë shfaqi format e saj të lakmueshme trupore, duke mos i zhgënjyer pesë milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Megjithëse ka një trup perfekt, 22-vjeçarja dukej e mërzitur gjatë realizimit të këtij seti fotografik.

Nuk dihet nëse ka qenë zgjedhja e saj për të bërë të tilla mimika, megjithatë ajo dukej prapëseprapë shumë seksi. /Telegrafi/