Modelja e njohur Demi Rose nuk di të ndalet!
Së fundmi ajo ka realizuar një set të ri fotografik me rroba banje në Ibiza.
Ajo ka pozuar për markën “Wolf & Whistle”, ndërsa nuk kanë munguar sërish krahasimet e saj me Kylie Jenner.
Demi edhe këtë herë shfaqi format e saj të lakmueshme trupore, duke mos i zhgënjyer pesë milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Megjithëse ka një trup perfekt, 22-vjeçarja dukej e mërzitur gjatë realizimit të këtij seti fotografik.
Nuk dihet nëse ka qenë zgjedhja e saj për të bërë të tilla mimika, megjithatë ajo dukej prapëseprapë shumë seksi. /Telegrafi/