Modelja e njohur, Demi Rose, vazhdon të mbetet njëra nga sensacionet e rrjeteve sociale, për shkak të linjave të saj trupore.
Bukuroshja brune asnjëherë nuk heziton që të vë në pah asetet e formësuara për miliona ndjekësit e saj, shkruan Daily Mail.
Ndërkaq, së fundmi ajo është shfaqur nga pushimet që po kalon në Ibiza, ndërsa fansat menjëherë kanë vërejtur një detaj tek ajo.
Kjo vjen, pasi modelja e njohur kishte të veshur një palë bikini të përmasave më të vogla, çka ngacmoi imagjinatën e tyre.
25-vjeçarja kishte mbajtur flokët të lidhura lartë kokës, ndërsa i kishte bërë gërsheta. Kësaj dukje ajo i ka bashkangjitur edhe një makijazh të lehtë.
Duke shijuar pushimet, bukuroshja është parë nën shoqërinë e qenit të saj, Teddy, ndërsa pozonte në bregdet. /Telegrafi/