Telegrafi

Demi Rose nuk i ndal pushimet, tani ndan imazhe magjepsëse nga Maldive

Demi Rose (Foto: Instagram/demirose)

Ajo është ndër modelet që pothuajse secila lëvizje e saj komentohet nga audienca e gjerë.

Bëhet fjalë për Demi Rose, e cila gjatë gjithë kësaj vere ka qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se është duke shijuar kohën në Maldive.

Në po të njëjtin postim ajo ka përfshirë disa fotografi, në të cilat theksonte format e bujshme trupore.

Fotografia e dytë ka qenë më e komentuar nga fansat e saj, pasi ajo në rend të parë ka vënë të pasmet e tonifikuara.

Deri kohëve të fundit, Rose ka qenë duke shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës, ndërsa tani ka vendosur të ndërrojë lokacion. /Telegrafi/