Ajo ka qenë duke shpenzuar kohën më të madhe në Ibiza.
Bëhet fjalë për supermodelen, Demi Rose, e cila njihet në përgjithësi për pozat provokuese që bën, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja në rrjeti social Instagram ka shpërndarë disa fotografi, me të cilat ka lënë ‘gojëhapur’ miliona ndjekësit.
Demi është parë duke pozuar vetëm me bikini, derisa në rend të parë ka vënë tiparet e bujshme trupore.
Flokët e gjata e të lakuara i kishte lënë të lira mbi supe, derisa për këtë paraqitje ajo kishte përdorur edhe makijazh.
Tashmë është bërë e zakonshme që imazhet tërheqëse të publikohen nga ana e saj, ndërsa pëlqehen në masë të madhe. /Telegrafi/