Telegrafi

Demi Rose nuk e lë askënd indiferent me pozat ku shihet e zhveshur

Demi Rose Foto: Instagram/demirose)

Demi Rose shpesh di të tërheq vëmendjen e miliona fansave të saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke mbajtur kështu të azhurnuar ndjekësit për më të rejat nga jeta e saj.

Gjatë kësaj kohe, bukuroshja brune është duke shijuar pushimet në vende të ndryshme të botës, ndërsa momentalisht ajo ndodhet në Atlantis.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo nuk ka lënë askënd indiferent me pozat ku shihet e zhveshur.

Lexo po ashtu Demi Rose shfaq linjat e formësuara trupore, ndërsa pozon gjatë perëndimit të diellit

Duke vënë në pah të pasmet e formësuara, Demi në pjesën e sipërme ka përdorur duart për të mbuluar gjoksin.

Gjithë kësaj dukje, ajo i ka shtuar edhe makijazh me ngjyra të lehta, ndërsa flokët e gjata e të lakuara i ka lënë të lira mbi supe.

Sidoqoftë energjisë pozitive që ajo përçon përmes imazheve, modelja së fundmi ka treguar edhe për vështirësitë që ka pasur gjatë fëmijërisë, sikurse abuzimi dhe bullizmi. /Telegrafi/