Telegrafi

Demi Rose merr gjithë vëmendjen që kërkon me ekspozimet e saj (Foto)

Demi Rose u bë e famshme pas lidhjes romantike me Tyga, pikërisht në kohën kur ai u nda nga Kylie Jenner.

Megjithatë, lidhja e tyre ishte e shkurtër dhe reperi u rikthye sërish me yllin televiziv, por tashmë Demi po bën gjithçka që të vijojë të mbetet në qendër të vëmendjes.

Lexo po ashtu Tyga e braktisi për Kylie Jenner, por ajo i tregon sërish se çfarë ka humbur (Foto, +16)

Nuk ka dyshim se ajo e ka rrëmbyer epitetin si mbretëresha britanike e Instagramit me afro katër milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Në javët e fundit ajo ka bërë disa dalje që kanë tërhequr interesin e faqeve rozë duke bërë që Demi të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Dalja e saj në publik me një veshje që zakonisht preferohet në dhomën e gjumit (Instagram)

Ditë më parë ajo doli në publik me një veshje që zakonisht preferohet në dhomën e gjumit, ndërsa tash ka ardhur përsëri me një fustan të gjelbër të shkurtër të hapur në pjesën e gjoksit.

Natyrisht që gjoksi dhe të pasmet e 21-vjeçares ishin në plan të parë. /Telegrafi/