Telegrafi

Demi Rose mahnit me pozat e reja, shfaqet me bikini të bardha

Demi Rose Foto: Instagram/demirose

Ajo është e njohur në përgjithësi për pozat atraktive në rrjete sociale.

Fjala është për modelen e njohur, Demi Rose, që përmes postimeve mundohet të informojë fansat e saj.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një fotografi ku shihet tejet tërheqëse.

Demi shihej duke u lëkundur në një luhatëse, derisa në rend të parë u vunë tiparet e bujshme trupore të saj.

Bukuroshja brune kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë për këtë paraqitje, duke e bërë kështu edhe më të lakmueshme për fansat.

Flokët i kishte të lira mbi supe, kurse për makijazh ajo shkoi me nuanca më të hapura.

Vlen të përmendet se ka një kohë të gjatë që Demi është duke jetuar në Ibiza. /Telegrafi/