Telegrafi

Demi Rose lë pak vend për imagjinatë me paraqitjen e fundit

Modelja e njohur, Demi Rose, është mjaft e popullarizuar në mbarë botën.

Që një kohë të gjatë ajo ka qenë duke qëndruar në Ibiza të Spanjës, ku shpeshherë ka sjellë imazhe provokuese, shkruan Daily Mail.

Kështu ka bërë edhe në disa fotografi të ndara në rrjetin social Instagram, ndërsa mahniti me dukjen glamuroze.

Rose zgjodhi që kësaj radhe të vishet vetëm në të brendshme, kurse për shkak të modestisë mbi supe hodhi edhe një bluzë të kuqe.

Pozat tërheqëse që ajo mori para kamerës u komentuan mjaft shumë, theksuar për linjat e bujshme trupore të saj.

Flokët e lakuara brune i kishte lënë të lira, derisa për makijazh ka shkuar me nuanca të errëta.

Ajo në ndërkohë ka qenë shumë e komentuar, pasi në fillim të këtij muaji kishte rrëfyer se si kishte qenë pre e bullizmit. /Telegrafi/