Telegrafi

Demi Rose kursen pozat provokuese, fotografohet me fustan elegant

Demi Rose Foto: Daily Mail

Ajo tashmë e një vit është duke qëndruar në Ibiza Magic Land.

Dhe Demi Rose sikur përherë nuk lë askënd indiferent me postimet që bënë në përditshmëri.

Në një postim në rrjetin social Instagram, modelja ka zgjedhur që të kursehet pak ka ekspozimi i trupit të saj.

Bukuroshja bruni zgjodhi që të vishet me një fustan elegant, që i fokusonte paksa gjoksin e formësuar, për të cilin komentohet tej mase.

Flokët i kishte të kapura lart kokës, derisa për makijazh shkoi me disa nuanca më të hapura, duke e përsosur kështu dukjen.

“Hyjnesha nuk na hyn nga jashtë; ajo del nga thellësia. Ajo nuk mbahet nga ajo që ndodhi në të kaluarën. Ajo është konceptuar në vetëdije, ka lindur në dashuri dhe ushqehet nga mendimi më i mirë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Rose ndërkaq vazhdon të jetë e popullarizuar për imazhet provokuese dhe në të njëjtën kohë edhe atraktive. /Telegrafi/