Telegrafi

Demi Rose ka menduar të shkëputet nga rrjete sociale, por dëshiron të qëndrojë afër fansave

Demi Rose Foto: Instagram

Ajo është ndër modelet më të ndjekura në rrjete sociale.

Dhe modelja e njohur, Demi Rose, ndonëse mund të ketë menduar edhe të shkëputet nga të postuari imazhe.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është pyetur nëse ka menduar që të mos publikojë fotografi nga jeta private dhe personale.

Foto: Instastory

Me një imazh të realizuar gjatë pushimeve në Ibiza, Demi është shprehur se shpesh e ka menduar, por nuk mund të lë fansat anash.

“Nganjëherë mendoj të mos publikojë fotografi, por dua që vazhdimisht të shpërndajë dashuri tek ju”, është shprehur ajo.

Demi përndryshe njihet për poza provokuese që ndan me ndjekësit, duke u bërë personazhi më i komentuar në faqet rozë.

Postimet e saj gjithmonë përfliten, duke marrë me miliona pëlqime dhe komente. /Telegrafi/