Telegrafi

Demi Rose ju lë pa fjalë me linjat, Tygas ia kujton Kylie Jennerin (Foto)

Demi Rose pa dyshim se është një nga femrat më joshëse në botë.

Bukuroshja amerikane e cila është spekuluar për një lidhje me reperin Tyga, ka treguar linjat e saj fenomenale trupore në një kostum larje duke u shfaqur e ngjashme sikur Kylie Jenner.

Demi Rose shihet në kostum larje teksa shijon një koktel. Foto: DailyMail

Ngjashmëria e saj me Kylien vërehet jo vetëm në kostumin e saj, por edhe në të pasmet dhe gjoksin e saj, të cilat janë të ngjashme.

22 vjeçarja ka tronditur të gjithë me fotot e publikuara, teksa Tygas mund t’ia ketë rikthyer në mendje Kylie Jennerin.

 
Linja të pabesueshme… 

Demi Rose u spekulua se ka pasur një lidhje me Tygan pasi ishin parë në momentin që ky i fundit është ndarë nga 19 vjeçarja e familjes së Kardashianëve.

Rose konsiderohet si mbretëresha e Instagramit. Ajo ka 3.2 milionë ndjekës në rrjetin e famshëm social ku ka krijuar adhurues kryesisht falë linjave të saj trupore.

 
Demi vs Kylie !

Ajo tregoi kohë më parë se ka qenë shumë e famshme edhe në shkollë duke tërhequr vëmendjen në MySpace, kurse tash ka parë rritjen e ndjekësve në mënryë dramatike.

Kylie Jenner!

Demi Rose për mediat amerikane ka pranuar se nuk e ka ndërmend që të lidhet me persona të famshëm nga se nuk i pëlqen vëmendja mediatike.

Kylie dhe Tyga ishin në lidhje një kohë të gjatë, megjithatë reperi e la atë për Demin.

Një gjë është e sigurtë – me këto imazhe ajo ka goditur vërtet motrat Kardashian, të cilat Demit vështirë se mund t’i afrohen. /Telegrafi/

Demi me Tygan, pak kohë pas ndarjes nga Kylie.