Telegrafi

Demi: Kosova ka papunësinë më të lartë në rajon, rreth 80 për qind e bizneseve presin përmirësim të ekonomisë në 12 muajt e ardhshëm

Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi thotë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës dalin më optimistët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Demi me anë të një shkrimi në Facebook thekson se 78 për qind e bizneseve kanë deklaruar se presin përmirësim të ekonomisë në 12 muajt e ardhshëm, duke shtuar se kosovarët janë me papunësinë më të lartë, më të izoluarit e jetojnë në ambientin më të ndotur në rajon.

“Sipas raportit te fundit te RCC-së për vitin 2022, 78 për qind e bizneseve kanë deklaruar se presin përmirësim të ekonomisë në 12 muajt e ardhshëm, përkundër asaj që 88 për qind e bizneseve kanë deklaruar se kostoja e operimit është rrit dukshëm vitin e fundit”, thekson Demi.

“Thuajse në secilën pyetje sa i përket të ardhurave individuale dhe familjare, gjendjes së ekonomisë, kënaqësinë me jetën… Qytetarët dhe bizneset e Kosovës dalin më optimistët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, kosovarët janë me papunësinë më të lartë në rajon, më të izoluarit e jetojnë në ambientin më të ndotur në rajon. Rast për t’u studiuar se prej nga gjithë ky optimizëm?”, pyet ai. /Telegrafi/