Site icon Telegrafi

Demi për ministrat e propozuar nga AAK-ja: Ngadalë po i kthehemi normalitetit 20 vjeçar

Analisti Agron Demi , ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes LDK-AAK, ku thuhet se AAK do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Demi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se partia që e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit, dhe atë do ta udhëheq një ministër i cili sipas ORCA-s është avancu me plagjiaturë.

“E dënuara me tetë muaj burg me kusht për deklarim të rremë të pasurisë paska me udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Edhe ky është veç fillimi ngase ende nuk janë ba publike marrëveshjet me partitë tjera”, ka shkruar Demi.

Postimi i plotë:

Partia që e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit. Edhe atë do ta udhëheq një ministër i cili sipas ORCA-s është avancu me plagjiaturë.
E dënuara me tetë muaj burg me kusht për deklarim të rremë të pasurisë paska me udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Edhe ky është veç fillimi ngase ende nuk janë ba publike marrëveshjet me partitë tjera.
Kadal kadal po i kthehemi normalitetit 20 vjeçarë.
Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është me rrëzu pushtetin përmes zgjedhjeve, e krejt tjetër është me ndërru sistemin. E sistemi nuk është vetëm partia, por janë edhe institucionet e kapura, gjykatat, mediumi publik e portalet fantome që marrin qindra mijëra euro financim nga paraja publike./Telegrafi/

Exit mobile version