Site icon Telegrafi

Demi: Në Kosovë të gjithë bëjnë shpëlarje parash

Për zbulimin më të madh gazetaresk në histori të quajtur “Panama Papers” dhe mundësinë e përfshirjes së Kosovës në këtë skandal Agron Demi nga Instituti për hulumtime të avancuara GAP, ka folur edhe për rastin e Zvicrës duke thënë se që nga zbulimi i skandalit tashmë në këtë vend detyrohet të dihet prejardhja e parave.

“Skandali i Zvicrës ku ishin ruajtur paratë. Që nga atëherë Zvicra e ka ndalur këtë ruajte të parave, sepse ata tash kërkojnë të dihet prejardhja e parave. Sepse atë kohë ishte dyshuar se parat që ruheshin në Zvicër janë përodrë për terrorizëm dhe trafikim armësh”. tha Demi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas Demit në Kosovë shumica bëjnë shpëlarje parash.

“Në Kosovë të gjithë bëjnë shpëlarje parash, pasi që shumica e transaksioneve nuk bëhen përmes bankës. Kjo pasi që shumë punë kryhen me para kesh në dorë, ose pët të ikur nga tatimi ose pse ky transaksion do të kushtonte shumë”, tha Demi.

Exit mobile version