Site icon Telegrafi

Demi Moore thotë se prindërit ia jepnin makinën kur ishte 13 vjeçe: Ishte marrëzi

Aktorja e njohur, Demi Moore, ka ndarë detaje të pazakonta nga fëmijëria e saj.

Moore së fundmi ka folur në formatin “The Drew Barrymore Show”, derisa tha se prindërit e saj e lanë të drejtonte makinën në moshën 13-vjeçare.

“Derisa vozisja në autostradë, prindërit e mi më thoshin: ‘Mund ta marrësh makinën. Nëse ndalohesh nga policia, thjesht duhet të thuash se e ke marrë makinën pa leje’”, tha aktorja.

“Ata disi e panë si një avantazh të favorshëm për të gjithë, por kjo është marrëzi”, theksoi ajo.

Moore gjatë kësaj interviste ndau edhe shumë detaje nga jeta e saj private.

Ajo është një emër tejet i njohur në botën filmike, derisa ka qenë pjesë e projekteve të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version