Modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Moore, së fundmi është hapur për një nga periudhat më të errëta të jetës – martesën me Ashton Kutcher.
56-vjeçarja tregon se jeta e saj filloi të rrëzohej pasi ajo dhe aktori, tani 41 vjeç, vendosën të ndaheshin shtatë vjet më parë.
“Kam humbur veten”, i tha aktorja gazetarit televiziv, Diane Sawyer të hënën në “Good Morning America”. “Unë mendoj se nëse do të kthehesha mbrapa, do të thoja se kam verbuar veten”.
Moore dhe Kutcher filluan lidhjen në vitin 2003 pasi u takuan në një darkë me miqtë e ndërsjelltë, raportoi revista People. Ata ishin martuar nga 2005 dhe u ndanë në 2011, pas raporteve që Kutcher e kishte mashtruar Moore.
Dyshja përfundimisht u divorcuan në vitin 2013.
Moore shkroi në librin e saj se martesa me Kutcher ndikoi në shëndetin mendor dhe atë fizik. Tre vajzat e saj – Rumer Willis, 21 vjeçe, Scout Willis, 28 vjeçe dhe Tallulah Willis, 25 vjeçe – pushuan së foluri me të. Babai i tyre, ish burri i Moores, Bruce Willis, gjithashtu u tërhoq edhe nga vajzat.
Në libër po ashtu ajo e përshkruan edhe një abort që ka patur në fillimet e lidhjes së tyre, ndërkohë që shtatzënia kishte avancuar në muajin e gjashtë. /Telegrafi/