Demi Moore tërhoqi vëmendjen me një veshje fantastike në CFDA Fashion Awards, një ngjarje e quajtur ndryshe si ‘Oscars të modës’, e cila u mbajt në New York.
Aktorja hollivudiane kishte veshur një fustan argjendi pa rripa të mbuluar me temina të mëdha.
Fustanin e ngushtë që theksonte figurën e saj e ka kombinuar me taka të zeza, një çantë të vogël ‘clutch’ të zezë dhe grim të lehtë natyral, ku dominojnë tonet e buta rozë.
Komentet poshtë postimeve në profilin e saj në Instagram kanë qenë komplimentuese për dukjen e 60-vjeçares së famshme.
Çmimet e modës CFDA të këtij viti u organizuan nga Anne Hathaway në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore.
Maria Cornejo u nderua me një çmim për arritje jetësore dhe mbrëmja u sponsorizua nga Amazon Fashion. Pjesëmarrës të tjerë të famshëm ishin Kim Kardashian, Teyana Taylor, Emily Ratajkowski, Naomi Watts dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/