Demi Moore ka pësuar një mosfunksionim të gardërobës teksa pozonte me një fustan të tejdukshëm në Paris.
Aktorja, 60 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan elegant të zi të hapur në supe teksa mori pjesë në shfaqjen Saint Laurent “Womenswear – pranverë/verë 2024”.
Fustani i Demit kishte mëngë të gjata, i tejdukshëm në pjesë më të madhe dhe detaj të palosshëm që mbulonte dekoltenë e saj.
Ajo e bashkoi veshjen me një palë këpucë të zeza dhe një çantë. Ylli i St. Elmo’s Fire mbante flokët e saj të gjata të lëswhuara sipër.
Por, ndërsa pozonte në event, Demi aksidentalisht zbuloi gjoksin e saj kur ngriti krahun për të rregulluar flokët.
Megjithatë, nëna e tre fëmijëve nuk dukej e shqetësuar nga incidenti, teksa uli krahun poshtë me lehtësi.
Përveç kësaj, aktorja shkëlqeu me dukjen në event duke marrë vëmendjen gjatë pozimit për fotografët. /Telegrafi/