Telegrafi

Demi Moore në lidhje dashurie me këngëtarin 25 vjeçar

Ka lënë pas tre martesa për tu hedhur në krahët e të dashurit të saj të ri.

Bëhet fjalë për aktoren Demi Moore, e cila gjithnjë ka preferuar që partnerët e saj të jenë më të rinj në moshë. Por këtë herë diferenca është vërtet e madhe.

Demi Moore dhe Ashton Kutcher

Mediat rozë kanë shkruar se aktorja 55 vjeçare Demi Moore prej një viti po përjeton një histori dashurie me këngëtarin amerikan, Nick Jonas 25 vjeç, edhe pse nga ana e çiftit nuk ka pasur asnjë deklaratë.

Duket se ky trend i artisteve të Hollywood për të pasur partnerin disa vite më të ri se vetja po rritet gjithnjë e më shumë.

Demi Moore dhe Nick Jonas

Rasti tjetër është ai i këngëtares 36 vjeçare, Britney Spears e cila është fejuar në fshehtësi me partnerin e saj 23 vjeçar.

Aktorja Demi Moore ka qënë e martuar më Bruce Willis me të cilin ka edhe tre fëmijë por u divorcua në vitin 2000, me Ashton Kutcher i cili kishte disa vite diferencë në moshë me të, si dhe me muzikantin Freddy Moore. /TCH/