Demi Moore mahniti në tapetin e kuq të Independent Spirit Awards 2025, duke u shfaqur rrezatuese me qenushin e saj të adhurueshëm, Pilaf.
Aktorja 62-vjeçare, e cila së fundmi mori pjesë edhe në BAFTA, iu bashkua yjeve si Julia Fox dhe Emma Stone në këtë event prestigjioz në Santa Monica.
Moore, e nominuar për Aktoren më të Mirë për rolin e saj në filmin horror “The Substance”, tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant të zi dhe të tejdukshëm, të kombinuar me një xhaketë dhe taka elegante, shkruan DailyMail.
Flokët e gjatë e të errët i la të lira, ndërsa aksesorët minimalistë dhe grimi klasik plotësuan pamjen e saj mahnitëse.
Ndërsa pozonte për fotografët, Moore mbante në krahë Pilafin, qenin e vogël Chihuahua, të cilin e adoptoi gjatë pandemisë.
Ky nominim i rëndësishëm vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm për aktoren, e cila ka fituar tashmë “Golden Globe” dhe “Critics Choice Award” për këtë rol, si dhe ka marrë nominimin e saj të parë për ‘Oscar’.
Në një intervistë të fundit, ajo zbuloi se për të interpretuar rolin e saj në “The Substance”, kaloi orë të tëra duke analizuar skenarin dhe duke u përgatitur intensivisht.
Moore e përshkroi këtë si një nga përvojat më sfiduese dhe shpërblyese të karrierës së saj.
Me një rikthim të fuqishëm në Hollywood, Demi Moore vazhdon të dëshmojë talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/