Telegrafi

Demi Moore flet për periudhën më të vështirë në jetën e saj: Mendoja se nuk jam e mirë sa duhet

Demi Moore (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Demi Moore është nderuar me një çmim nga shoqata “Peggy Albrecht Friendly House” në Los Angeles, e cila u ndihmon femrave që të vazhdojnë rrugën pasi e tejkalojnë vartësinë dhe ka folur haptas për periudhën më të vështirë të jetës së saj.

“Në fillim të karrierës isha në rrugën e vetëshkatërrimit dhe pavarësisht suksesit që arrija, nuk e konsideroja veten mjaftueshëm të mirë”.

Demi Moore (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“Kisha mendim shumë të ulët për veten, nuk e vlerësoja veten dhe kjo më dërgoi pranë vetëshkatërrimit”, ka rrëfyer Moore.

Aktorja ka treguar se dy persona që asokohe as që i njihte mirë, i kishin qëndruar pranë dhe i kishin ndihmuar t’i tejkalojë problemet.

Lexo po ashtu Lajmet për Demi Moore

“Mu dha mundësia që të ndryshoj para se të shkatërroj gjithçka. Më vunë ultimatum se doemos duhet të paraqitesha në vendin ku më prisnin”.

Demi Moore (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

“Ata te unë shihnin shumë më tepër se që dija unë dhe i falënderoj pakufi, sepse pa atë mundësi dhe besimin e tyre tek unë, sot nuk do të isha këtu”, ka treguar 55-vjeçarja.

Ajo më tej ka thënë se jeta nuk është një vijë e drejtë dhe se së paku një herë në jetë secili prej nesh është përballur me frikën se nuk është mjaftueshëm i mirë.

“Në atë momentin më të vështirë, unë kam kërkuar ndihmë dhe kam thënë se kam frikë se nuk jam aq e mirë, ndërsa një mësues i mençur dhe me përvojë më ka thënë se pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë duhet ta di se kam vlerë”, ka deklaruar Demi. /Telegrafi/