Demi Moore ka shprehur pendimin e saj pse nuk e ka luajtur rolin e Charlie në filmin ikonik, “Top Gun”, por në vend të saj roli në filmin e vitit 1986 iu besua Kelly McGillis.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Howard Stern, ku e promovoi librin”Inside Out”, ka treguar se roli i fillimisht i ishte dedikuar asaj.
Mirëpo, ajo e kishte humbur këtë rol pasi nuk ndodhej në vendin e duhur në kohën e duhur dhe se kishte pasur frikë.
“Mendoj se audicioni im shkoi për mrekulli, ndërsa gjatë testit në ekran thjesht e ndiqja, ksiha një bllokadë në kokë. Më pas, fillova të nevrikosesha ashtu që nuk e fitova rolin”, ka thënë Demi.
Pasi e ka shikuar filmin, Moore ka thënë se kishte lindur për atë rol, prandaj është penduar që nuk ka luajtur në “Top Gun”. /Telegrafi/