Demi Moore dhe Margaret Qualley dukeshin mahnitëse në Festivalin e Filmit SCAD Savannah në Gjeorgji, ku u nderuan për punën e tyre.
Demi, 61 vjeçare, e njohur nga “Dirty Diana”, ka ndarë së fundmi përditësime për ish-bashkëshortin e saj, Bruce Willis, i cili po përballet me probleme shëndetësore.
Të dyja aktoret u takuan në tapetin e kuq, një rast i veçantë pas publikimit të filmit të tyre horror “The Substance” në fund të shtatorit, shkruan DailyMail.
Demi kishte veshur një fustan të zi me prerje të ulët që theksonte dekoltenë e saj, e kombinuar me vathë ari dhe taka të larta me një dizajn unik.
Flokët e saj ishin të lirshme dhe ajo kishte zgjedhur një grim të lehtë që theksonte bukurinë natyrale.
Margaret, 30 vjeçare, kishte veshur një bluzë me brinjë dhe mëngë të tejdukshme, e kombinuar me një fund mini argjendi dhe çorape të zeza.
Ajo kishte flokët e lidhur në një topuz të ulët dhe dukej shumë e lumtur.
Festivalin e Filmit SCAD Savannah, i njohur si festivali më i madh i filmit i drejtuar nga universiteti në SHBA, nderoi gjithashtu yje si Amy Adams dhe Diego Luna.
Demi pritet të marrë Çmimin Icon, ndërsa Margaret do të nderohet me Çmimin Luminary gjatë shfaqjes së filmit të tyre. /Telegrafi/