Pasi shfaqi flokët e gjatë biondë në “People’s Choice Awards” fundjavën e kaluar, Demi Lovato ndryshoi plotësisht pamjen e saj.
Këngëtarja postoi flokët e saj të reja gjysmë të rruar, biondë në Instagramin e saj.
“Unë bëra diçka” shkroi ajo, duke ndarë një pamje të modelit të saj të ri flokësh nga mbrapa.
Pastaj ndau edhe një foto nga para.
Ndryshimi i flokëve të Lovato vjen pasi ajo bëri shaka për fejesën e saj të përfunduar dhe karantinën gjatë vitit, gjatë monologut të saj të hapjes në shfaqjen e çmimeve.
Fjalimi i saj bëri titujt e mediave, pasi ishte hera e parë e Lovato që adresonte me të vërtetë fundin e marrëdhënies së saj me Max Ehrich publikisht. /Telegrafi/