Telegrafi

Demi Lovato tregon strijat dhe celulitin në fotografinë në bikini

Demi Lovato (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, nuk heziton të ekspozohet edhe pse nuk ka një trup perfekt.

Të enjten, këngëtarja 27 vjeçe, ka publikuar një fotografi në Instagram nga pushimet në Bora Bora, derisa shfaqet me një palë bikini në formë leopardi dhe në plan të parë ka vënë të pasmet e saj.

Ylli zbuloi se në të vërtetë u desh shumë që ajo të postonte foton pa e rregulluar pamjen, pasi ajo ka një “frikë” nga ekspozimi i celulitit dhe papërsosmërive të trupit të saj.

Lovato madje pranoi se frika e ka nxitur atë të ndryshojë fotot e mëparshme me bikini nga pushimet e saj në Bora Bora, por tha që e kuptoi që ishte e lodhur nga përpjekja për të jetuar me standarde joreale të bukurisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Demi Lovato

“Kjo është frika ime më e madhe. Një fotografi e imja në bikini. Dhe me mend se çfarë është CELULITI”, ka shkruar ajo. “Unë jam thjesht duke u lodhur, për t’u turpëruar nga trupi im, duke e rregulluar atë (po, fotografitë e tjera të bikinit u rregulluan – dhe urrej që e bëra atë, por është e vërteta) në mënyrë që të tjerët të mendojnë se unë jam ideja e tyre për të duk bukur, por nuk jam vetëm unë”.

“Tani po kthehem në studio. Shpresoj që të inspiroj edhe dikë tjetër për trup”, ka shkruar mes të tjerash 27-vjeçarja. /Telegrafi/