Nuk ka shumë kohë që këngëtarja Demi Lovato është ndarë nga Max Ehrich.
Por si duket, Lovato është duke përjetuar momente të vështira, pas ndarjes nga ish-i fejuari, Ehcixh, shkruan Mirror.
Ylli i Disney ka thënë për fansat e saj se muaji tetor ka qenë më i gjati ndonjëherë, edhe pse është vetëm data e katërt.
Ajo përndryshe është hapur edhe për vështirësitë që ka pasur me shëndetin mendor, përfshirë dramën me aktorin pasi kaluan pak kohë të fejuar.
Një gjë e tillë vjen pasi Max kishte thënë se artistja e ka përdorur ndarjen si reklamë, që mediat të shkruanin për të.
Përndryshe, Max dhe Demi u takuan në mars të këtij viti, ndërsa jetuan së bashku edhe gjatë pandemisë coronavirus.