Artistja e njohur, Demi Lovato, përmes një dokumentari ka arritur që të flas për të gjithë rrjedhën e jetës së saj.
Më në fokus ajo kishte vënë overdozën me lëndë narkotike, prej të cilave ishte në prag të vdekjes, shkruan Daily Mail.
Në mesin e shumë të pathënave, Demi ka folur edhe për ndarjen e saj me Maxh Ehrich.
Dyshja thuhet se kishin rënë në dashuri me shikim të parë, kurse në muajin qershor zgjodhën të fejoheshin.
“Thjesht mashtrova vete, sepse mendoja se ishte gjëja më e sigurt. Të them të drejtën më ka interesuar për atë person, por nuk kishte diçka më shumë brenda meje”, është shprehur ajo.
Lovato tutje shton se një veprim i tillë i nxituar ishte për shkak të dëshirës së madhe për të treguar se është në rregull me veten. /Telegrafi/