Telegrafi

Demi Lovato shijon kohën me të dashurin e saj

Demi Lovato (Foto: Instagram/ddlovato)

Ajo ka qenë e pandashme me të, që muajt e parë pasi u raportua se ka filluar romancën me Max Henrich.

Bëhet fjalë për këngëtaren Demi Lovato, e cila nuk ka mundur të lë të dashurin e saj pas, pa marrë parasysh punës në projektet e tjera, shkruan Daily Mail.

27-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram është shfaqur e lumtur në krahët e Max, teksa ka bërë edhe një dedikim të veçantë për të.

Duke e shtrënguar me duar, Demi dhe Max shkëmbyen puthje nën perëndimin e shkretëtirës Joshua Tree.

“Kalova një vikend magjik në shkretëtirën e Joshua Tree me dashurinë time, Max Henrich. Isha duke punuar në një projekt por u bë shumë mirë që u largova për disa ditë”.

“Faleminderit që më bën kaq të lumtur i dashur. Më pëlqen të shëtis me ty”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, Demi e ka konfirmuar lidhjen me Max në klipin e këngës së Justin Bieber me Ariana Grande. /Telegrafi/