Demi Lovato e ka nxjerrë në shitje shtëpinë në Hollywood Hills, ku ishte mbidozuar në muajin korrik.
Shtëpia që ka dalë në shitje për 9.5 milionë dollarë (8.2 milionë euro), përmban katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja.
https://twitter.com/DemiTeamTR/status/1037066674543964160
Prona luksoze përmban edhe pishinë, një bar, kinema dhe është shumë afër Sunset Strip.
Këngëtarja, e cila qe një kohë të gjatë ka probleme me vartësinë, ka një çrregullim të ushqyerjes dhe është bipolare (vuan nga psikoza maniako-depresive).
Ajo në të kaluarën ka treguar se e kishte përdorur kokainën shumë e re, qëkur ishte yll i Disneyt.
I learned that Demi's house gonna sold. God give me $ 9,495, please.
But this will be the best for her. A great way to get rid of bad memories. #demilovato pic.twitter.com/ISHmsLUylE
— whitewolf (@stanwolfseb) September 4, 2018
Pas mbidozës, Demi qëndroi në qendrën mjekësore Cedars-Sinai për disa ditë dhe pastaj u lëshua për t’u shtruar në një qendër rehabilitimi në Los Angeles.
Këngëtarja 26-vjeçare disa herë është përpjekur të heqë dorë nga substancat narkotike, mirëpo ka dështuar duke u kthyer sërish. /Telegrafi/