Site icon Telegrafi

Demi Lovato reagon ndaj postimeve ‘fake’ nga Max Ehrich, ku thuhej se Selena është e mirë se ajo

Demi Lovato, Max Ehrich dhe Selena Gomez (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, së fundmi ka reaguar e revoltuar ndaj disa postimeve në rrjet.

Në to thuhej se i dashuri i saj, Max Ehrich, kishte deklaruar se Selena Gomez është me mirë se sa Demi, shkruan Daily Mail.

“Është shumë e mërzitshme kur njerëzit bëjnë fotografi ‘fake’ ku dëshirojnë të nxisin probleme mes femrave. Nëse ato kanë probleme mes tyre, ti nuk je në mes”, është shprehur këngëtarja.

Mes tjerash ajo shtoi: “E dyta, ju keni gjëra më të rëndësishme të shkruani në vitin 2020. Shkruani për Breonna Taylor, dhe faktin që ajo u vra dhe asnjëri nga vrasësit nuk është arrestuar”.

Këto polemika kanë ndodhur pasi Demi dhe Selena kanë kohë që nuk kanë kontakt mes tyre, ndërsa tani fansat kanë përfshirë edhe Max.

Shoqëria mes dy artisteve kishte filluar në vitin 2002, por gjërat u përkeqësuan kur Selena filloi të afrohet më shumë me Taylor Swift. /Telegrafi/

Exit mobile version