Telegrafi

Demi Lovato publikon fotografinë atraktive në bikini: Ndjehem në formë

Demi Lovato (Foto:Getty Images/Guliver)

Demi Lovato është duke e ndjerë veten e saj.

Këngëtarja amerikane sapo është rikthyer nga pushimet e saj në Bora Bora dhe tani në rrjetet sociale ka postuar fotografi në bikini, për të treguar se sa krenare ndjehet me fizikun e saj.

“Unë e pëlqej këtë foto ku ndjehem në formë dhe unë poashtu mund të mbroj veten nga dikush që përpiqet të më sulmojë, unë ndihem e sigurt”, ka thënë Lovato.

Ajo këtë kohë ishte kthyer sërish në rehabilitim, ndërsa bukuroshja kishte përfunduar rehabilitimin në nëntor të vitit të kaluar shkaku i varësisë së drogës dhe alkoolit.

Ndryshe, mbetet e paqartë se sa 26-vjeçarja do të qëndrojë në këtë institucion të vendosur në Los Angelos të SHBA-së. /Telegrafi/

Demi Lovato (Foto:Instagram)