Telegrafi

Demi Lovato nuk kursehet, shpreh publikisht dashurinë ndaj Max Ehrich

Demi Lovato (Foto: Instagram/ddlovato)

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, së fundmi ka qenë duke shijuar kohën e lirë me të dashurin e saj, Max Ehrich.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’, përmes rrjetit social Instagram ka ndarë me 86.5 milionë ndjekësit e saj një çast mjaft romantik, shkruan Daily Mail.

Ajo kishte publikuar një fotografi të ëmbël, ndërsa shihej nën shoqërinë e të dashuri të saj, Max Ehrich.

“Kjo mund të jetë fotografia ime e preferuar. Faleminderit që më bën më të lumturën, Të dua shumë Max Ehrich”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, krijuesja e hitit “Stone Cold” ditë më parë ka festuar edhe ditëlindjen e saj të 29-të, ku ka ndarë edhe imazhe të ndryshme nga festa. /Telegrafi/