Artistja e popullarizuar amerikane, Demi Lovato, është ende e pikëlluar për humbjen e shoqes së saj, Naya Rivera, e cila u mbyt në Liqenin Piru të Kalifornisë në muajin korrik.
Këngëtarja 28 vjeçare së fundmi ndau një video emocionale në InstaStory, përmes së cilës kujton tashmë yllin e ndjerë.
Në videon e publikuar me titull “Më mungon Naya Rivera”, në sfond dëgjohej kënga e The Beatles, “Here Comes The Sun”, një referencë për skenën nga “Glee” ku ato luajtën së bashku.
Lovato luajti si mysafire në serialin e Ryan Murphy gjatë sezonit të tij të pestë, gjatë së cilës personazhi i Rivera, Santana dhe personazhi i Lovato, Dani dashurohen.
Trupi i zhdukur i Riveras u gjet në Liqenin Piru afër Los Angeles më 13 korrik pas një kërkimi pesë ditësh.
Ajo nuk u kthye më pasi mori me qira një varkë me djalin e saj 5 vjeçar, Josey, i cili u gjet i padëmtuar në varkë.
Më pas, në raportin e autopsisë u konfirmua se shkaku i vdekjes ishte mbytja në liqen dhe mënyra e vdekjes u cilësua si një aksident.
Naya ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare dhe ka lënë pas vetëm djalin, Josey. /Telegrafi/