Site icon Telegrafi

Demi Lovato kërkon që të mos spekulohet për jetën e saj, ndërsa u thotë fansave se është e lumtur

Demi Lovato (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka bërë disa postime në rrjetet sociale duke reaguar ndaj spekulimeve lidhur me jetën e saj.

Në korrik të këtij viti, 26-vjeçarja përfundoi në spital për shkak të helmimit me alkool dhe mbidozimit me drogë, për çka më pas shkoi në rehabilitim.

Demi Lovato (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Por, derisa mediat spekulojnë për gjendjen e saj, ajo ka dashur të sqarojë se është mirë dhe kur do të vijë koha do të tregojë gjithçka që i ka ndodhur.

“I dua fansat e mi dhe i urrej tabloidet. Mos besoni çfarë lexoni. Njerëzit i fabrikojnë gjërat për t’i shitur tregimet e tyre. Është për të ardhur keq”.

Demi Lovato (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

“Nëse mendoj se bota duhet të dijë diçka, do ta them vet. Përndryshe, mos shkruani më për riaftësimin tim, sepse nuk është puna e kurrkujt, pos meje. Jam e kthjellët dhe falënderuese që jam gjallë dhe mund të kujdesem për veten”.

Lexo po ashtu Lajmet për Demi Lovato

“Një ditë, do t’ia them botës me saktësi për atë që ndodhi, pse ndodhi dhe si është jeta ime sot… Por, derisa të jem e gatshme që ta ndaj atë me njerëzit , mos i fusni hundët dhe mos fabrikoni të pavërteta për të cilat nuk dini asgjë. Akoma më duhet hapësirë dhe kohë për t’u shëruar…”.

“Çfarëdo ‘burimi’ që përpiqet të flasë dhe të shesë tregime për jetën time, në fakt nuk është pjesë e jetës sime, sepse shumica e gjërave që i shoh janë të pavërteta. Prandaj, lajm i ri: ‘Burimet’ tuaja janë të gabuara”, ka shkruar Lovato.

https://twitter.com/ddlovato/status/1076307274866450433

“Do të doja t’u jepja fund të gjitha thashethemeve, por nuk i kam borxh askujt asgjë, prandaj nuk do ta bëj. Të gjithë fansat e mi duhet ta dinë se po përpiqem shumë për veten, jam e lumtur dhe e pastër, dhe jam shumë falënderuese për mbështetjen e tyre”. /Telegrafi/

https://twitter.com/ddlovato/status/1076309102731513856

Exit mobile version