Demi Lovato thuhet se ka rënë dakord që të shkojë në rehabilitim pasi u shtri në spital shkaku i konsumimit të madh të drogës.
Aktorja 25-vjeçare, e cila kishte kaluar trajtimet rreth pavarësimit prej drogave, u dërgua në spital një javë më parë pasi mori një substancë misterioze dhe u gjet e pavetëdijshëm në shtëpinë e saj.
Tani, me yllin që kërkon të dalë nga spitali këtë javë, pohohet se ka pranuar që të kthehet në rrugën e qetësisë.
“Demi ka qenë në spital për më shumë se një javë, sepse duhej të monitorohej nga një mjek. Gjatë kohës në spital, ajo u sëmur fizikisht dhe mjekët dëshironin ta kenë para syve në mënyrë që ta shëronin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një burim për TMZ.
“Demi i ka thënë njerëzve të afërt se ajo është serioze për rehabilitimin dhe e ka në plan të bëjë gjithçka që duhet për të bërë një jetë të shëndetshme”, shtoi burimi.
Demi thuhet se do të largohet nga spitali gjatë kësaj jave edhe pse data e lirimit të institucionit shëndetësor nuk është bërë publike.
Ndryshe, Lovato është dashur të jetë në xhirimet e një filmi që është pritur të shfaqet në kinematë botërore gjatë fundvitit, por që projekti është shtyrë për disa muaj. /Telegrafi/