Telegrafi

Demi Lovato josh me paraqitjen në Malibu, pasi zbuloi për varësinë ndaj lëndë narkotike

Demi Lovato Foto: Instagram/ddlovato

Ajo së fundmi ka ardhur me një histori personale që përkon me overdozën e saj me lëndë narkotike.

Dhe Demi Lovato është shprehur hapur për problemet që kishe, duke inkurajuar fansat që të merren vetëm me gjëra pozitive, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, shëtitjet e saj dhe paraqitjet televizive janë bërë më të shpeshta, pasi bukuroshja brune edhe ka marrë veten.

Ajo është parë në Malibu, derisa mori vëmendje të madhe me veshjen plot stil, e po ashtu edhe me stilin e ri të flokëve.

28-vjeçarja ishte siguruar të ketë edhe maskën mbrojtëse, për t’u siguruar që të mos infektohet nga coronavirus.

Përndryshe artistja ishte e rrethuar me disa persona, të cilët ishin veshur njëjtë si Demi. /Telegrafi/