Site icon Telegrafi

Demi Lovato fotografohet për herë të parë pas rehabilitimit të marrë për shkak të mbidozës

Demi Lovato është paraqitur për herë të parë pas një mbidoze fatale që pati gjatë verës.

Këngëtarja 26-vjeçare u pa duke biseduar me një grua ndërsa po pinte një kafe pranë objektit të saj të rehabilitimit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Demi kishte vënë në kokë një kapelë të zezë, ndërsa kishte veshur një xhaketë të gjelbër dhe xhinse, teksa merrte pak ajër të pastër.

Aktorja dhe këngëtarja dukej e lumtur ndërsa bisedonte me gruan, e cila po ecte me qenin e saj.

Fotografia e parë e këngëtares Demi Lovato pas rehabilitimit (Foto: TMZ/Mega)

Në fund të korrikut u dha lajmi se Demi pësoi mbidozën e saj gati-fatale pas pirjes së ‘Oxycodone’.

Më pas, ajo u shtrua në spital në një kujdes intenziv për rreth dy javë.

Për shkak të hospitalizimit të saj, Demi anuloi turneun e saj të koncerteve dhe u shtrua në një rehabilitimi në Çikago, në një përpjekje për të kërkuar trajtim të mëtejshëm.

Demi Lovato (Foto: Getty Images)

TMZ raportoi javën e kaluar se Demi ishte transferuar nga një qendër rehabilitimi në Bregun Lindor në një tjetër institucion që është ‘i njohur botërisht për programet e tij të varësisë’.

Demi kishte qenë në atë rehabilitim për më shumë se një muaj dhe ishte vizituar disa herë nga ish-i dashuri i saj, Wilmer Valderrama.

Wilmer, 38 vjeç, i cili u nda nga Demi pas gjashtë vjetësh lidhjesh së bashku në vitin 2016.

Nëna e këngëtares Demi Lovato, kishte thyer heshtjen pak javë më parë duke folur për Newsmax TV për herë të parë rreth gjendjes kritike të vajzës së saj.

“Ne thjesht nuk e dinim për dy ditë nëse do ta kapërcente atë krizë apo jo. Isha shumë e shqetësuar dhe po përpiqesha të isha e fortë për të dhe për motrat e saj, dhe për familjen time në shtëpi”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Demi Lovato (Foto: Getty Images)
Exit mobile version