Site icon Telegrafi

Demi Lovato flet për herë të parë pas mbidozës: E dua personin që jam sot

Demi Lovato tanimë po ndihet shumë e sigurtë.

Këngëtarja, 27 vjeçare, ka folur së fundmi në Samitin e Teen Vogue, duke thënë, “Unë e dua personin që jam sot”.

“Ajo që shoh në pasqyrë (është) dikush që mund të kalojë shumë”, i tha ajo kryeredaktorit të Teen Vogue në krye Lindsay People Wagner. “Unë kam kaluar shumë dhe vërtet shoh një luftëtare. Nuk shoh një fitues të kampionatit, por shoh një luftëtare dhe dikush që do të vazhdojë të luftojë pa marrë parasysh (çfarë) sfidash i janë hedhur në rrugë”.

Demi Lovato në Samitin e Teen Vogue (Foto: Getty Images/Guliver)

Ishte intervista e parë e Lovatos që prej mbidozës së dukshme të drogës në korrik të vitit 2018. Dhe, ajo deklaroi, “Unë nuk do të ndryshoja drejtimin e jetës sime për asgjë”.

Këngëtarja e hitit “Sorry Not Sorry” ka folur edhe rreth pranimit të trupit në vitin e kaluar, për të cilën ajo sqaroi se është ndryshe nga pozitiviteti i trupit.

“Një gjë e madhe për mua ka qenë pranimi i trupit.Ne i dëgjojmë termat ‘pozitivitet i trupit’ gjatë gjithë kohës, por për të qenë e sinqertë, unë jo gjithmonë ndihem pozitive për trupin tim”, tha ajo. “Ndonjëherë shikoj në pasqyrë dhe mendoj, oh nuk më pëlqen ajo që shoh. Por në ato momente, nuk e mendoj shumë. Unë gjithashtu nuk gënjej veten time”.

Demi Lovato (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Lovato tha se ajo ka mësuar të jetë ‘në rregull’ me pamjen e saj. “Nuk kam pse të gënjej vetveten dhe t’i them vetes se kam këtë trup të mahnitshëm. E gjitha çfarë duhet të them është, ‘Unë jam e shëndetshme’. Në atë deklaratë, unë shpreh mirënjohje dhe shpreh se jam mirënjohës për forcën time”.

Oh, dhe për sa i përket projekteve të reja? “Unë kam projekte të reja që do vinë”, ka thënë ajo për publikun. “Nuk do ju tregoj se kur”. /Telegrafi/

Exit mobile version