Demi Lovato u përball me një bisedë emocionale me prindërit e saj kur u tha atyre se mund të përfundojë e dashuruar me një femër.
Këngëtarja u tregua e hapur në një intervistë këtë javë duke treguar momentin “e bukur” kur në vitin 2017 u tha prindërve të saj se mund ta shohin veten “duke përfunduar ndoshta me një grua”, duke shtuar se ajo ishte “ende duke e kuptuar orientin e saj seksual”.
Lovato foli për jetën e saj të dashurisë dhe udhëtimin e saj personal të enjten me Andy Cohen në emisionin e tij “Radio Andy”, shkruan CNN.
“Ishte në të vërtetë emocionuese, por me të vërtetë e bukur”, tha Lovato. “Pasi gjithçka u bë, unë isha, si: duke u lëkundur dhe duke qarë, dhe thjesht u ndjeva e mbingarkuar”, tregoi ajo.
Lovato tha se prindërit e saj pas bisedës ishin “të jashtëzakonshëm” dhe “mbështetës”.
“Babai im ishte si: Po, padyshim që ke të drejtë”, tha ajo. “Dhe unë isha si: Oh, në rregull, babi”. Nëna ime ishte ajo për të cilën isha, si, super nervoze, por ajo u shpreh: Unë thjesht dua që ti të jesh i lumtur”, tha Lovato.
“Kjo ishte aq e bukur dhe e mahnitshme, dhe siç thashë, unë jam shumë mirënjohëse”.
Sa i përket të ardhmes, Lovato nuk është ende mjaft e sigurt.
“Nuk e di si do duket e ardhmja ime”, vazhdoi ajo. “Nuk e di nëse do të kem fëmijë këtë vit apo në 10 vjet. Nuk e di nëse do ta bëj atë me një partner apo pa të”, tha këngëtarja.
Lovato kohët e fundit bëri një rikthim në “Grammy Awards”, më shumë se një vit pas një mbidoze të drogës, me një performancë të këngës së saj të re, “Anyone”. /Telegrafi/