Telegrafi

Demi Lovato feston pesë vjet të abstinencës nga droga (Foto)

Getty Images

Demi Lovato asnjëherë nuk i ka mohuar problemet e saja me drogën, depresionin, si dhe problemet me ushqyerjen dhe vetëbesimin.

Mirëpo, ajo tashmë e ka lënë drogën dhe në javën e kaluar i ka festuar pesë vjet abstinencë nga kjo shprehi e keqe.

“Jam shumë falënderuese. Ka qenë ky një udhëtim i vërtetë me shumë ngritje dhe rënie. Aq herë kam dashur të kthehem, por i jam lutur Zotit që të më çlirojë nga obsesioni”.

“Jam shumë krenare me veten, mirëpo nuk do t’ia dilja pa fuqinë shtesë që ma kanë dhënë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur”.

“Ndihem e përulur dhe e gëzuar. Faleminderit që keni qenë pranë meje dhe që keni besuar në mua”, ka shkruar këngëtarja  dhe aktorja amerikane.

Në vitin 2010, Lovato u shtrua në një qendër rehabilitimi. Pasi u diagnostikua me çrregullim bipolar (psikozë maniako-depresive), ajo ka folur vazhdimisht rreth shëndetit mendor.

Çdo vit të abstinencës nga droga e ka festuar duke dhuruar para për qëllime bamirëse. /Telegrafi/